Abazi për Thaçin: Citimi i Rugovës e as emërimi i autostradës nuk ja heq barrën e urrejtjes dhe as tentimet për ta vrarë

Aktuale

Abazi për Thaçin: Citimi i Rugovës e as emërimi i autostradës nuk ja heq barrën e urrejtjes dhe as tentimet për ta vrarë

Nga: N.H Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:31
Haki Abazi

Haki Abazi, njohës i zhvillimeve politike në vend, përmes një shënimi në Facebook, thotë se citimi i Rugovës e as emërimi i autostradës me emrin e tij nuk ja heq barrën e urrejtjes, kërcënimin për vrasje dhe dënim, as tentimet për ta vrarë.

Sipas Abazit, nxjerrja e një copë letre të nënvizuar pa datë e pa adresë nuk është ndërmarrje e komplikuar për një njeri që nuk është dreq, por është njeri me mendjen e dreqit.

Ja postimi i plotë i Abazit:

Gënjeshtrat e radhës te njeriut te dehur qe nuk ja qel derën askush

Nxjerrja e një cope letre të nënvizuar pa date e pa adresë nuk është ndërmarrje e komplikuar për në njeri që nuk është dreq por është njeri me mendjen e dreqit dhe ka krijuar një diktature te dehurish e dalldisurish.

Tentimi për të mbështetur teorinë e tij te korrigjimit te vijës kufitare ku jepen resurset kryesore natyrore te shtetit dhe pozitat strategjike per disa fshatra te pabanuara dhe pa te gjithë Luginën e Preshevës, është tentim per te luajtur me emocionet e njerëzve. Ky mendjedreqi gjithashtu si duket po harron qe jemi ne vitn 2018 dhe referimi i tij ne deklaratat e 90ve është dëshira e tij e zjarrtë e inferiore ndaj pozitës se Rahman Morinës por populli dhe vend kane ecur para, ata nuk jane me ne ate kohe.

Citimi i Rugovës e as emërimi i autostradës e emrin e tij nuk ja heq barrën e urrejtjes, kërcënimin për vrasje dhe dënim, as tentimet per ta vrare. Rugova, Jashari, Demaci nuk jane te dreqit ata jane te popullit dhe i takojnë historisë se ndritshme te vendit ndërsa ketij nuk ja hap derën kush per te mire i takon historisë se erret te vendit.

Kohe per reforma te thella. 
#Me parane publike nuk mund te paguhet alkohol. 
#Me parane publike keshilltaret nuk mund te flutorojne biznes
#Me parane publike nuk mund te kerncohen prokuroret

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat