Nis mbledhja e mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë

Aktuale

Nis mbledhja e mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 12:21
Ka nisur aksioni për mbledhjen e mjeteve

Ka nisur aksioni për mbledhjen e mjeteve shkollore për fëmijët dhe familjet në nevojë.

Me moton “Shtatori sivjet me qantën komplet”, aksioni është organizuar nga grupi “Maniakët e Leximit” dhe mbështetur nga organizatat “Nëna dhe fëmijë te lumtur”, “Community Builders” nga Fushë Kosova dhe “Koha në duart tona” nga Vushtrria.

Organizatorët janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe kanë vendosur një tavoline me afishe që iu bëjnë ftesë qytetarëve që të dhurojmë mjete shkollore për fëmijët në nevojë.

Fushata ka nisur nga 22 gushti dhe do të vazhdojë deri më 22 shtator. Përveç se në shesh, qytetarët mund të dhurojnë mjetet shkollore edhe në zyrën e organizatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur”,  në lagjen Ulpiana në Prishtinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat