PSD e Kosovës takon PSD-në e Gjermanisë

Aktuale

PSD e Kosovës takon PSD-në e Gjermanisë

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:37
PSD e Kosovës me PSD e Bundestagut

Një delegacion prej tetë anëtarësh i Partisë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, i prirë nga deputetët e Bundestagut Gjerman, Josip Juratovic dhe Martin Rosemann, së bashku me drejtorin e Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Prishtinë, Frank Hantke, janë pritur në takim në zyrat e Partisë Socialdemokrate (PSD) në Kosovë, nga kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja organizative Aida Dërguti dhe Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu.

“Gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën politike në vendin tonë dhe me theks të veçantë rreth zhvillimeve të fundit, me ç ‘rast nga ana e PSD-së u shpalosën qëndrimet dhe u diskutua mbi hapat e mëtejmë të PSD-së. Lidhur me këtë, u nënvizua rëndësia që Kuvendi i Kosovës të marrë përgjegjësi kyçe mbi proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të PSD-së.

Fokus të veçantë gjatë takimit thuhet të ketë patur edhe bashkëpunimi i PSD-së me SPD-në, për çfarë thuhet të jetë shprehur vullnet i dyanshëm për partneritet dhe fuqizim të bashkëpunimit.

“Për këtë nga të dyja palët pati zotim për hapa konkret që mundësojnë rritjen dhe forcimin e këtij bashkëpunimi, fillimisht duke potencuar rëndësinë për takime më të shpeshta të kësaj natyre”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Para takimit me PSD-në e Kosovës, PSD e Bundestagut Gjerman kishte takuar edhe krerët e Lëvizjes vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat