“Na zhgënjeve Vjosa Osmani”, zbulohet se me kënd u takua ajo dhe deputetët e tjerë

Aktuale

“Na zhgënjeve Vjosa Osmani”, zbulohet se me kënd u takua ajo dhe deputetët e tjerë

Nga: D.RR Më: 25 gusht 2018 Në ora: 19:24
Vjosa Osmani

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka zbuluar se deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Korab Sejdiu, Visar Ymeri, ministri Abelard Tahiri e disa të tjerë, janë takuar me Aleks Sorosin, djalin e Xhorxh Sorosit, përcjell "Bota sot".

Ai ndihet i zhgënjyer sidomos nga Vjosa Osmani, pasi që ata u takuan fshehurazi.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Abelard Tahiri, Korab Sejdiu, Visar Ymeri e dikush tjetër qenkan takuar para një muaji me Sorosin jonior, Aleksin. Takimin e kanë mbajtur të fshehtë edhe pse kanë bërë një foto me të.
A moj Vjosa! Çfarë zhgënjimi është ky! Po pse nuk u takuat publikisht dhe t'i thonit votuesve të tu se si i përfaqësove ata?! Mirë të tjerët i kuptoj, atë pozicion kanë dhe mbrojnë, po ti Vjosa e LDK-së edhe për dialogun me Serbinë dhe ndarjen e Kosovës të njëjtin qëndrim me Sorosin, Ramën dhe Thaçin ke?!
Ua ke borxh qytetarëve të Kosovës t'ua shpjegosh këto Vjosa. Ke sjellë një pështjellim të madh. Tashmë duhet të dyshojmë tek ti: Në anën e Kosovës apo të djallit je?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat