Pacolli do të takojë Boltonin, do të flasin për shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Pacolli do të takojë Boltonin, do të flasin për shkëmbimin e territoreve

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 20:07
Behxhet Pacolli

Takimi i konfirmuar nga kabineti i Pacollit, do të ndodhë javën që vjen.

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli udhëton sërish në vizitë jashtë shteti.  Por kësaj radhe në SHBA dhe për dallim prej vizitës së fundit atje, kryediplomati nga Kosova pritet ta takojë këshilltarin e Trumpit për Siguri, John Bolton.

Takimi i konfirmuar nga kabineti i Pacollit, do të ndodhë javën që vjen.

Në javët e ardhshme, në cilësinë e ministrit të jashtëm do të zhvillojë një takim me z.Bolton për të fuqizuar koordinimin tonë, i cili është shumë i rëndësishëm për ne.

Një këtë bisedë për T7, Pacolli ka thënë se SHBA janë partner kyç dhe i përjetshëm i Republikës së Kosovës dhe se deklarata e Bolton dhënë për shkëmbimin e territoreve duhet të trajtohet me përgjegjësi të madhe nga pala kosovare.

Kosova në vazhdimësi gjithmonë në koordinim me aleatët amerikan dhe evropian ka treguar gatishmërinë e përmbylljes së kapitullit të armiqësisë me Serbinë nëpërmjet dialogut dhe në këtë drejtim nuk ka alternative. Deklarata e zotit Bolton që i referoheni është e qartë dhe nënkupton përgjegjësitë që pala jonë duhet të marrë mbi supe në rrugëtimin e saj euroatlantik. Pra, Kosova e ka jetike unitetin politik për të përmbyllur këtë proces i cili natyrshëm do të jetë i koordinuar me aleatët amerikanë, ngase ata janë sponsorët kryesorë të shtetit tonë.

Bolton ka thënë të premten se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë nëse palët pajtohen mes vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat