Familja e Elez Blakajt me letër publike i japin “goditje” të madhe pushtetit në Kosovë

Aktuale

Familja e Elez Blakajt me letër publike i japin “goditje” të madhe pushtetit në Kosovë

Nga: D.RR Më: 25 gusht 2018 Në ora: 20:25
Elez Blakaj

Familja e ish prokurorit Elez Blakaj ka shkruar një letër publike pas dorëheqjes së prokurorit në fjalë.

Është Korab Blakaj, familjari i Elez Blakajt që e ka shkruar këtë letër, duke thënë se “Blakajt e Llukavcit janë këtu për te treguar se bijt e kurvave që uzurpuan LPK në , bashkpunuan me armikun që shpifin duke shfrytëzuar atdhedashurinë e tyre dhe urtësinë e pakufishme e po ashtu mungesen e shtetit ligjor janë këtu, e b*let e tyre janë të lidhura me armaturë 12 sh po të jetë nevoja”, ka shkruar ai.

Letra e plotë:

“Blakajt e Llukavcit e kan kimen e ujkut, asnji pushteti nuk i bijnë taman!!

Kur ishin të vetdijësuar kombtarisht ata të tjerët i thonin Flamurit kaka,!Kur ata përhapnin rreze diturie e shqiptarizmi të tjerët bashkë me pushtetin serb rrihnin e maltretonin mësues e nxënës!Kur ata përjashtoheshin nga puna,të tjerë festonin nëpër hotelet e Pejes me pobratimat e tyre, kur ata fshiheshin me grushta me provokatoret keta të fundit nuk dilnin me muaj në sheher, kur organizonin demostrata ata qendronin qindra metra përpara masave përballë policisë serbe, kur rrethoheshin nga ushtria serbe shtepite e tyre të tjerët thonin morën në qafë!

Kur ngriten Flamurin në Pejë në 68 dhe organizuan demostratat disa që i japin vurmak gurmazit sot iken edhe prej pazarit atë ditë të shtune, kur themelonin LDK në ata dhe ftonin të tjerët ti bashkoheshin levizjës të tjerët u pergjigjeshin serbisht „ne kemi SPS in „, kur ata organizonin atentate ndaj armiçve të kalibrit të lartë dridhej e mobilizohej një Jugosllavi dhe mbroheshin vetem me tradhëtitë e dostave të UDB së, kur ata kishin shokë eliten atdhetare te Kosovës të tjerët luanin kapuqa nëpër oda e stane, kur ishin nxënësit më të dalluar dhe mesuesit e parë të tjerët endeshin me një fletore në bythë, kur ata miqësoheshin me familjet ma të mira të Kosovës të tjerët martoheshin „me leje „ të pushtetit, e kur ata nuk e ngucnin kurrë askend të tjerët thereshin me thika rrugëve e oberreve të shkollave,kur ata organizonin mësimin paralel shqip nëpër oda e shtëpi private të tjerët denonconin dhe zbulonin këto shkolla,mos tu hyj në hak të tjerve, Blakajt e Llukavcit kishin miq, shokë e veprimtar të mirë, dhe i kanë ende fatmirësisht!

Kur Blakajt e Llukavcit me shokë mbanin burg për Flamur, e shenonin parulla kombtare në mure të tjerët paguheshin ti shlyenin ato duke i ngjyrosur muret e qytetit, kur Blakajt e Llukavcit ishin në lëvizje e dajat e tyre prej Zabllaqit kishin zyrtarizuar 42 atentate të suksesshme mbi serbet si pjetar të sigurimit shqiptar të tjerët piqnin raki e hanin meze nëpër zadrugat e katuneve!

Blakajt e Llukavcit nuk kërkuan pushtet anipse në vitin 2000 u takonte natyrshëm ta udhëhiqnin LDK nê, ata nuk uzurpuan lokalet e qytetit, nuk shiten trimëri e ble me pistole në shokë por ndershmërisht e pa zhurmë iu kthyen arsimit e punës duke u pensionuar me faqe të bardhë dhe u berë biznesmenë shembuj për krejt shqiptarët e ndershëm!

Të qohet sot, djali i një shokut e veprimtarit të tyre e ti shajë, ti akuzojë si bashkpuntorë të armikut nuk është asgjë më tepër sesa turp!

Sidoqoftê , ata janë aty, ndiejnë keqardhje për nivelin e ult prej mercenari dhe besojnë që i shtyer nga hilet e të tjerve dhe budallaku i tij jep deklarata të pa matura!

Blakajt e Llukavcit janë këtu për te treguar se bijt e kurvave që uzurpuan LPK në , bashkpunuan me armikun që shpifin duke shfrytëzuar atdhedashurinë e tyre dhe urtësinë e pakufishme e po ashtu mungesen e shtetit ligjor janë këtu, e b*let e tyre janë të lidhura me armaturë 12 sh po të jetë nevoja!

Atyre u ka mbetur hatri,anipse është pritur kjo, jo pse e vërteta është ashtu siç shpif uzurpatori i LPK sê, por pse mer guzimin dikush qe duhet ti njoh mirë e ta thot të vërteten!

Blakajt e Llukavcit fatkeqsinë e tij si i mitur janë përpjekur ta sherojnë, ndërsa ata që sot ai flet me shpifjet e tyre, pasi ta kenë mjelur mirë do tia përmendin si prishësi i parë i Beses mas pajtimit të gjaqeve,e do tia njollosin e pushkën në UÇK!

Blakajt e Llukavcit do ti ketë përherë kojshi, ai dhe djali i tij,andaj le të pres se edhe ata po presin, miqësisht ta përjetojnë rënien edhe të këtij pushteti e ta vazhdojnë jetën dinjitetshëm siq ka hije, e gjithashtu të mos i përcjell semlamet e UDB ashave që ai më të vërtetë i urren por nuk i njeh aspak kush janë, por të angazhohet siq i ka hije që të vërtetat të dalin në shesh, e të mos bëhët pengesë mes nesh dhe „atyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat