Presidenti i Austrisë u tregon Thaçit dhe Vuçiqit se “treni i bisedimeve ndalet në mars”

Aktuale

Presidenti i Austrisë u tregon Thaçit dhe Vuçiqit se “treni i bisedimeve ndalet në mars”

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 21:37
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen- Hashim Thaçi- Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen u ka kërkuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të arrijnë marrëveshje brenda këtij viti.

Kjo sipas tij duhet të ndodhë për shkak të zgjedhjeve të reja që ndodhin në BE në muajin mars dhe kjo është periudha kur "treni ndalet".

Kreu i shtetit të Austrisë i cili ka qenë pjesë e panelit ku kanë diskutuar Thaçi e Vuçiq nuk ka folur për korrigjim kufijsh, duke thënë se nuk dëshiron të hyjë në detaje të negociatave.

Van der Bellen është pjesëmarrës i Forumit Evropian në Alpbach, ku po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, i Sllovenisë dhe ai i Serbisë dhe përfaqësues tjerë të lartë të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat