Rexhaj e zbulon kush po e përgatit fundin e sovranitetit të Kosovës!

Aktuale

Rexhaj e zbulon kush po e përgatit fundin e sovranitetit të Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 25 gusht 2018 Në ora: 22:18
Harta e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se Hashim Thaçi me mikun e tij Aleksandër Vuçiqin po e përgatisin fundit e sovranitetit të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi duhet të ndalet shpejt, ndryshe nuk ka shpresë.

“Hashim Thaqi duhet të ndalet, ky kolebracionist me mikun e tij Aleksandrin po ia përgatisin fundin e sovranitetit Kosovës.

Nëse ndalet shpejtë ka shpresë, përndryshe vepra e të gjithë atyre që sakrifikuan për këtë vend do të falet nga ky që tradhton”, shkruan Rexhaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat