Ish-udhëheqësi i LPK-së paralajmëron një rrezik të madh për Kosovën

Aktuale

Ish-udhëheqësi i LPK-së paralajmëron një rrezik të madh për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 25 gusht 2018 Në ora: 22:55
Ibrahim Kelmendi

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, e ka komentuar deklaratën e Jakup Krasniqit, i cili ka thënë se SHBA-ja nuk do të ndërhynte asnjë marrëveshje nëse Kosova me Serbinë pajtohet.

Kelmendi thotë se Jakup Krasniqi ia ka qëlluar, por në këtë rast jemi të vonuar.

Sipas tij, e vetmja mundësi është urata, pasi që kuislingët mund të nënshkruajnë zhbërjen e shtetësisë së Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i Ibrahim Kelmendit:

JAKUP KRANIQI:

“Jo vetëm SHBA, por asnjë vend tjetër nuk do të kishte arsyeje të kundërshtonte marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, nëse palët pajtohen. Madje edhe po t’i lente mendja udhëheqësit e Kosovës edhe me u bashkuar me Serbinë, Vashingtoni e as Brukseli nuk do të kundërshtonin.”

Fatkeqësisht ia ka qëlluar kësaj radhe Jakupi, por tashmë jemi të vonuar...

E vetmja mundësi është urata - të kenë mëshirë presedentet Vuqiq dhe Makron, që të mos urdhërojnë kuislingët e marionetat e tyre, të nënshkrujanë zhbërjen e Shtetësisë së Kosovës ose tjetërsimin në protektorat edhe juridik të Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat