Veseli për McCain: Prehu në paqe miku ynë i madh

Aktuale

Veseli për McCain: Prehu në paqe miku ynë i madh

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 09:41
Veseli dhe McCain

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i pikëlluar pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan , John McCain.

Veseli përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se Kosova ka qenë e bekuar që ka pasur miq të tillë. Ai po ashtu ka thënë që nuk do të i harrojë kurrë mbresat e takimit me të.

Ja postimi i plotë:

Vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kishim nderin të presim senatorin John McCain, mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë sonë. I ruaj të paharrueshme mbresat e veçanta nga takimi me të. Një mendje briliante që me pak fraza zbërthente edhe problemet më komplekse të kohës sonë. Kosova ka qenë e bekuar duke pasur miq të tillë si senatorin McCain. Vdekja e tij na ka pikëlluar të gjitheve. Prehu në paqe miku ynë i madh e i paharruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat