Mustafa: Mungesën e McCain do ta ndjejmë në kohërat e vështira që po na paralajmërohen

Aktuale

Mustafa: Mungesën e McCain do ta ndjejmë në kohërat e vështira që po na paralajmërohen

Nga: A.M. Më: 26 gusht 2018 Në ora: 11:12
John McCain dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka thënë se ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është humbje e madhe për Kosovën.

Në një postimi në Facebook, ai ka shkruar se mungesën e McCain do ta ndjejmë shumë, veçanërisht në kohërat e vështira që po na paralajmërohen.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është humbje e madhe për Kosovën.

Ai ishte një mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndjejmë shumë, veçanërisht në kohërat e vështira që po na paralajmërohen.

John McCain do të përkujtohet përherë nga Kosova dhe qytetarët e saj.

Zoti e bekoftë shpirtin e pamposhtshëm të Senatorit John McCain!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat