Thaçi: Austria na mbështet në marrëveshjen me Serbinë

Aktuale

Thaçi: Austria na mbështet në marrëveshjen me Serbinë

Nga: D.RR Më: 26 gusht 2018 Në ora: 11:56
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qënndrimit të tij në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, ka pasur një takim me kancelarin Sebastian Kurz, së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Kancelari Kurz na siguroi se arritja e marrëveshjes është parakushti kryesor për anëtarësimin e dy shteteve në BE, ndërkaq Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshjes”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Nën organizimin e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, zhvilluam një takim të përbashkët me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Austria gjatë udhëheqjes së Presidencës së BE-së prioritet kryesor do t’i ketë politikat e zgjerimit dhe të fqinjësisë së mirë, si dhe ato të sigurisë dhe migracionit. Një çështje tjetër, e cila ishte fokus primar i këtij takimi, ishte edhe procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kancelari Kurz na siguroi se arritja e marrëveshjes është parakushti kryesor për anëtarësimin e dy shteteve në BE, ndërkaq Austria mbështet dialogun dhe arritjen e marrëveshjes, si dhe integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Falënderova Austrinë për ndihmën në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe arritjes së marrëveshjes eventuale paqësore me Serbinë. Kosova me përkushtim do t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në BE dhe do të bëjë përpjekje serioze për arritjen e marrëveshjes paqësore të ligjshme me Serbinë.

Përkrahja e Austrisë dhe e shteteve të tjera anëtare të BE-së, përkrahja e vazhdueshme e ShBA-së për arritjen e marrëveshjes janë vendimtare në këtë fazë përfundimtare të këtij procesi të vështirë, por të domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat