Deda gjen fajtorin, ja kë akuzon si bashkëpjesëmarrëse të Thaçit për korrigjim kufijsh

Aktuale

Deda gjen fajtorin, ja kë akuzon si bashkëpjesëmarrëse të Thaçit për korrigjim kufijsh

Nga: A.ZH Më: 26 gusht 2018 Në ora: 13:27
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Alternativa Ilir Deda, ka kritikuar opozitën për moskoordinim, për t’i ndaluar “aventurat e korrigjimit të kufijve” nga presidenti Hashim Thaçi.

Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mundesa e iniciativës opozitare, e bën opozitën bashkëpjesëmarrëse në këtë katrahurë të përgjithshme politike e shoqërore. 

Ai ka thënë se opozita nuk duhet të vajtojë kur të shoh rezultatin “final”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Me pasë në Kosovë opozitë si duhet Thaçi do t’i harronte aventurat e “korigjimit të kufijve” - dhe tashmë as nuk do të ishte në Austri me Aleksandrin, e as nuk do të ishte President. 

Mungesa e koordinimit dhe iniciativës opozitare na bën të gjithëve bashkëpjesëmarrës në këtë katrahurë të përgjithshme politike e shoqërore. 

Veq që s’ka me vajtu e me akuzu në fund kur ta shohim rezultatin “final”. Sepse çka mund të parandalohet që sot, nuk mundet të ndalet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat