Nëna e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj është shtrirë në spital. Këtë gjë e bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, e ku ka dhënë edhe detajet se pse ajo gjendet në spital.
Sipas Haradinajt ajo ka pasur një ndërhyrje kirurgjike të cilën e ka kaluar me sukses.
“Sot e vizitova nanën Rukë në spital, ku pati një ndërhyrje kirurgjike, që e përballoi me sukses. Mirënjohës personelit shembullor mjekësor të sanatoriumit të Tiranës. Nana Rukë bartte forcën e madhe për ta përballuar edhe këtë sfidë. Çdoherë ka rrezatuar tek ne fuqi të jashtëzakonshme njerëzore edhe përkundër jetës së saj përplot vështirësi. Gjithmonë pranë teje, nanë!”, ka shkruar Haradinaj.