Qytetarët me peticion për BE kundër ndarjes së Kosovës

Aktuale

Qytetarët me peticion për BE kundër ndarjes së Kosovës

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 16:25
Ilustrim

Getoar Mjeku, jurist nga Prishtina, ka nisur një peticion drejtuar udhëheqësve të lartë të Bashkimit Evropian ku shprehet kundërshtimi i copëtimit, këmbimit të territoreve dhe ndarjes në vija etnike.

Në këtë peticion në shqip dhe anglisht  kërkohet që Serbia ta njohë Kosovën dhe paralajmëron se presidenti Hashim Thaçi nuk ka autoritet ligjor për të negociuar me Serbinë.

Peticioni mund të nënshkruhet nga qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e vendeve evropiane, duke ndjekë këtë vegëz: https://www.change.org/p/president-of-the-european-council-serbia-ta-njohë-kosovën-jo-copëtim-jo-ndarje-në-vija-etnike/

Letra thotë se vetë pavarësia e Kosovës është kompromisi mes shqiptarëve dhe serbëve. Tutje rikujton se Serbia e ka pushtuar Kosovën pesë herë gjatë 150 vjetësh, dhe kërkon që Beogradi ta njohë shtetin kosovar për të parandaluar konflikte në të ardhmen.

Në fund, peticioni do t'u dërgohet zyrtarëve të lartë të BE-së, përfshi përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini dhe komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat