“Zbardhen” detajet: Amerika ia prishi Thaçit dhe Soros planin për ndarjen e Kosovës

Aktuale

“Zbardhen” detajet: Amerika ia prishi Thaçit dhe Soros planin për ndarjen e Kosovës

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 16:45
Hashim Thaçi

Kohëve të fundit ka marr vëmendjen e të gjithëve debati për shkëmbimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo temë ka qenë objekt diskutimi edhe në mediat shqiptare.

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ftuar në Fox News ka treguar dokumente, me të cilat ka thënë se dëshmohet e vërteta e kufijve Kosovë, Serbi.

Më poshtë pjesë nga intervista e tij:

Kam dy grupe dokumentesh nga Kosova e Serbia që i lidh diçka, pra kam dokumente të rëndësishme.

Ky është dokumenti që vjen nga Serbia që u zbulua para një jave e që ishte bërë plani për copëtimin e Kosovës.

Është dokument zyrtar i publikuar në qershor të 2018 për copëtimin e Kosovës, në të cilin thuhet se Serbia ka për t’ia fal Kosovës një pjesë të vogël të saj dhe t’ia marr asaj një pjesë të madhe të territorit si Ujmanin, Trepçën dhe një pjesë tjetër të rëndësishme.

Image
Altin Goxhaj

Nga ky dokument rezulton një dokument tjetër që tregon se kjo organizatë është themeluar në vitin 2007, e cila thuhet se ka përgatitur copëtimin e Kosovës.

Kjo organizatë (Soros) nuk përmendet në mediat shqiptare e kanë të ndaluar, u kanë ndaluar njerëzve të flasin në televizion në mënyrë që mos të përmendet Soros.

Por, nëse futeni në pasos.org zbuloni rrjetin që merret me përpilimin e raporteve e që në këtë rast përfaqëson Serbinë.

Por, është një dokument tjetër në Prishtinë, i cili përgatit po ashtu copëtimin e Kosovës i përgatitur në vitin 2017. Ky dokument është plani 456 faqesh që përgatit copëtimin e Kosovës.

Ajo që bie në sy është se nga disa autorë, janë dy grekë të rëndësishëm kanë përpiluar këtë raport, pra kështu e kuptoni kush ia bën Kosovës kryet dhe fundin.

Dy grekë në Kosovë janë kontraktuar për të përpiluar fundin e shqiptarëve.

A nuk u gjet një gjerman, amerikan, spanjoll, sllovak apo çka të di unë, por dy grekë me konflikt interesi, si mund të merren dy grekë për të bërë raporte të tilla?

Këtu ka një politikë shumë të qartë, ky nuk është skenar që ndodh sot, por ky studim është bërë në vitin 2017, këta kanë kohë që bëjnë këtë plan, e që është në fazën e fundit.

Pra plani ishte ti marrin termocentralin e vetëm dhe ujin e pijshëm që ka Kosova. I kanë studiuar mirë, tokat më të mira që kishte ish-Jugosllavia që i shfrytëzonte.

Unë i njoh mirë të dhënat e Kosovës sepse i kam studiuar ato vende. Kosova është një nga pasuritë bazë të botës, të cilën ka nevojë për ta pasur. E gjitha kjo ndarje e gjithë ky copëtim nuk është bërë spontanisht, por është skenar.

U vërtetua që Edi Rama ishte garantues edhe te Thaçi edhe te Vuçiq. Sorosi ka një mijë arsye për të bërë këtë gjë, amerikanët bënë një lojë shumë të bukur.

Raportohej nga mediat se copëtimin e Kosovës po e përgatiste Trumpi. Sipas fake news raportohej se dhëndri i Trumpit ishte në takim me Thaçin e Vuçiq.

Brenda një ore të gjitha mediat e pushtetit japin të njëjtin lajm të rreme përkohësisht, por as një media nuk tregoi të paktën një gjysmë të vërtetë, por mashtruan duke krijuar frymën antiamerikane.

Ambasadori i emëruar nga Trump në Kosovë doli dhe tha se asgjë nuk mund të lëviz jashtë kornizave, pasi të gjithë dolën lakuriq, amerikani doli dhe foli.

Në Kosovë ka shumë vigjilencë dhe sensibilitet, për dy javë është ndarë shapi nga sheqeri, atje është kuptuar se kush ishte në këtë lojë.

Në Kosovë tani janë ndarë krahët dhe po shihet si ka ecur Vetëvendosja dhe grupi i këshilltarëve nga Tirana që ka Thaçi.

Tani ka dal një këshilltar, Nurellari i cili thotë se marrëveshja në Kosovë ishte shumë e mirë.

Shpend Ahmeti 24 orë para marrëveshjes është fotografuar me Soros, sepse ka marr bursë nga Soros.

Unë kam qenë anëtar i bordit të fondacionit Soros dhe tani i dal kundër asaj.

Kjo tregon që edhe Shpend Ahmeti është infektuar në këtë gjë, e tani po shkruan letrën e fundit para vetëvrasjes politike dhe po i merr fund karriera politike.

Vetëvendosje në këtë moment ka disa kobra sipër që janë miq të Soros, do të vije një moment kur do të vije dita e gjykimit të madh dhe do të përcaktohet e riformulohet politika nga rregullat e politikës amerikane që po vendosen kudo në botë.

Kam një apel për politikanët kosovarë, ata kanë detyrë të denoncojnë Sorosin dhe të fillojnë procedurat për shkarkimin e Thaçit, e që përfshin edhe mafiat si Edi Rama, e rëndësishme është të filloj shkarkimi.

Amerika është ajo që ruan pavarësinë e Kosovës nga 1999-ta, e në këtë rast kemi të bëjmë me copëtimin e trojeve e që është humbje e fitores së para shumë viteve.

Duhet filluar menjëherë procedura e shkarkimit të Thaçit për tradhti kombëtare sepse kështu bie marrëveshja e tij me Soros. Në këtë moment Kosova shpëton dhe pastron pisllëkun që e ka kapluar…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat