Pacolli: Nuk ka ndarje të Kosovës

Aktuale

Pacolli: Nuk ka ndarje të Kosovës

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 23:29
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës në kohën e shpalosjes së ideve për korrigjim të kufijve me Serbinë nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

“Shoh se shumë qytetarë aktualisht janë të shqetësuar për një të ashtuquajtur "ndarje" të Kosovës. Vendi ynë është mjaft i ndarë. Nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e mëtejshme të territorit tonë. Unë mendoj dhe shpresoj se asnjë udhëheqës shqiptar nuk do të ishte aq naiv”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat