Burgje private për “veteranët e rrejshëm”!

Aktuale

Burgje private për “veteranët e rrejshëm”!

Nga: N. Sh Më: 27 gusht 2018 Në ora: 09:10
UÇK

Profesor Dr. Binak Maxharraj, thotë se të gjithë veteranët e rrejshëm, e kanë rrejt shtetin për me marrë pare, andaj me këtë, sipas tij, po pajtohet edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Sipas Maxharrajt, nëse këta shpallen fajtor dhe dënohen me burgim, shteti do të vihet në skilet, sepse nuk ka ku ti çon me vuajt dënimin.

Ai thotë se do të eksiston ideja e tij është që të hapen burgje edhe nëpër shtëpitë private nën përkujdejsen e shtetit, sikurse dikur që ishin hapë shkollat private.

Lexojeni statusin e plotë:

DIKUR PATEM SHKOLLA PRIVATE, E PSE JO TASH EDHE BURGJE PRIVATE?!

Tash për tash ekziston pajtimi i pergjithshem se ne Kosovë jane mbi 19 mijë veteran te rrejshem te celen shifer e nxori prokurori i dorehequr Elez Blakaj. Të gjithe keta se bashku me shume komandant e kane rrejte shtetin qe e kane rrejte shtetin për me marr pare. Me këtë shifer sikur u pajtu edhe Krryepro-kurori i shtetit Aleksander Lumezi.

Tashti kjo sipas procedure kalon ne gjykata. Nese Gjykata e vleresojne kete si veper penale, çfarë nuk ka dyshim se është, kur vihet ne lejthitje shteti, atehere sejcili prej tyre qe del fajtor sipas ligjit duhet te denohet me burgim.

Atehere prap shteti do te vihet ne siklat,se çka te beje me te gjitha keta te denuar, ku t'i çoj për ta vuajt denimin. Pasiqe numri i tyre qe do te denohen është teper i madh, kurse kapaciteti i burgjeve ne Kosove është shumë i vogel, ekziston ideja qe te hapen burgjet edhe nëpër shtepit private nenpërkujdesjen e shtetit, si dikur kur kishim shkolla private.

Pra kesaj turullgjije do te ja shohin hajrin pronaret e shtepiave private sepse do te marrin qira nga shteti. Pra,njeher patem shkolla private,tashi burgje private. Haj medet për ne. Haj medet për kete Kosovë ku e kantandisën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat