Ambasadori Dedaj për protestën e opozitës: Gjithçka jashtë vullnetit të popullit dhe votës së lirë është diktaturë

Aktuale

Ambasadori Dedaj për protestën e opozitës: Gjithçka jashtë vullnetit të popullit dhe votës së lirë është diktaturë

Nga: H.O. Më: 27 gusht 2018 Në ora: 09:55
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëroj protesta për rrëzimin e qeverisë aktuale brenda një periudhe të shkurtër. Mirëpo ende nuk dihet se si do të veprojnë ata në këto kërkesa të tyre.

Partitë tjera, ende nuk janë deklaruar nëse do të veprojnë krahas Lëvizjes Vetëvendosje, për të dërguar shtetin në zgjedhje të reja.

Ambsadori i ri i Kosovës në Maqedoni , Gjergj Dedaj thotë se opozita kudo në botë po nga ajo ditë kur humbë zgjedhjet mendon dhe punon për ta rrëxuar qeverinë dhe ardhur në pushtet.

“Dallimi është se këtë duhet ta bëjë me mjete demokratike, procedurë ligjore dhe përmes votës parlamentare apo me revolucion, dhunë e gjakderdhje. Nëse kjo e fundit është si opsion i opozitës është një lajm tepër i keq për Kosovën. E çfarë demokracie mund të instaloj një opozitë e cila kushtimisht të themi vjen në pushtet. Pra, ne demokraci ka rregulla dhe procedura të cilave duhet të iu përmbahen të gjitha subjektet politike. Në këtë fazë finale të dialogut me Serbinë, të liberalizimit të vizave dhe perspektivës euroatlantike nuk është e dobishme të ndodhin revolucione e dhunë por përmes rrugëve paqësore, votës së lirë si instrument i demokracisë të ndërrohen qeverisjet nëse sovrani këtë e dëshiron dhe e voton”, thekson Dedaj.

Ambasadori Dedaj thotë më tutje se gjithçka jashtë vullnetit të popullit dhe votës së lirë është diktaturë.

“Jashtë vullnetit të popullit dhe votës së lirë çdo gjë është diktaturë dhe rrezik permanent me impakt negativ për paqen, stablitetin dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Kosovës”, thotë Dedaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat