Haradinaj për takimin në Durrës: Bashkëpunim për një të ardhme të sigurt

Aktuale

Haradinaj për takimin në Durrës: Bashkëpunim për një të ardhme të sigurt

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:40
Kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor në takimin joformal që po mbahet në Durrës.

Në këtë takim i pari ka ardhur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ai i Malit të Zi. Ndërsa, kryeministrja e Serbisë dhe ai i Bosnjës nuk do të marrin pjesë në ketë takim.

Ndërsa për kryeministrin e Maqedonisë sipas zyrtarëve për media të qeverisë shqiptare, është thënë se do të vonohet për shkak të vonesës së avionit, që ka ardhur si pasojë e motit të keq.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmen prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit.

“Sot, në Durrës, po marr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmën prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat