Hahn paralajmëron Thaçin dhe Vuçiqin: Marrëveshja e kufirit s’duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit

Aktuale

Hahn paralajmëron Thaçin dhe Vuçiqin: Marrëveshja e kufirit s’duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:02
Komisionari për Zgjerim Johannes Hahn

Komisionari për Zgjerim Johannes Hahn nuk ka dashur të komentojë idetë për shkëmbimin ose korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se çdo lloj marrëveshjeje dypalëshe nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit, por të kontribuojë për stabilitet.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës.

Hahn:  Çdo lloj marrëveshjeje dypalëshe nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit

“Mendoj se nuk është e përshtatshme në këtë fazë të bëjmë komente për negociatat në vazhdim. Presupozoj se takimi në Bruksel nuk do të jetë i fundit, do të ketë edhe një takim tjetër, dhe do të kërkojë kohë që të ketë një marrëveshje, Nuk jam i gatshëm për koment. Ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri, nëse nuk janë zgjidhur problemet. Çdo lloj marrëveshjeje dypalëshe nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e rajonit, por të kontribuojë për stabilitetin e rajonit. Ky duhet të jetë objektivi ynë sa më shumë stabilitet në gjithë rajonin”, tha Hahn.

Kryeministri i Shqipërisë Edia Rama ndërkaq ishte shumë i shkurtër lidhur me këtë çështje duke thënë se “keni konfirmimin tim të gjithë asaj që tha komisionari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat