Albin Kurti prezanton një aderim në Vetëvendosje, ja kush është

Aktuale

Albin Kurti prezanton një aderim në Vetëvendosje, ja kush është

Nga: N.H Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:24
Dërmaku dhe Kurti

Prof. dr. Artan Dërmaku është anëtarësuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka pritur në takim Dërmakun për të cilin ka thënë se janë të njëjtës gjeneratë.

“Kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje. Prof. Dr. Artan Dërmaku sot u anëtarësua në Vetëvendosje. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Prishtinë, kurse studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin Teknik të Vjenës (TU Wien) në Austri, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike".

"Temën e diplomës e kishte të orientuar në zhvillimin e Algoritmeve Heuristike “Generalized Hypertree Decomposition based on Hypergraph Partitioning”, kurse atë të doktoraturës në fushën e Mekatronikës “Path recognizing for Mobile and Humanoid Robots through low cost sensors”. Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Fred Margulies Preis 2012” i cili u jepet shkencëtarëve më të mirë në Austri. Ka punuar dy vite në kompaninë “Siemens”, pastaj si hulumtues shkencor në Universitetin Teknik të Vjenës, dhe si mësimdhënës në universitete publike e kolegje private në Kosovë. Më shumë shkencë e shkencëtarë në Lëvizjen tonë politike do të përkthehet në më shumë konsistencë dhe dije në politikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat