9 shtatori, vizita e Vuçiqit në Kosovë – shihet nga serbët si datë historike

Aktuale

9 shtatori, vizita e Vuçiqit në Kosovë – shihet nga serbët si datë historike

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i tha TV Prva të Beogradit se presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 9 shtator do të vizitojë vende ku deri më tash asnjë president serb nuk ka qenë dhe se kjo do të jetë një nga vizitat më të rëndësishme për serbët e Kosovës në histori.

Sipas këtij zyrtari të Beogradit, Vuçiq atyre do t’u dërgojë mesazh të fuqishëm se Serbia është me ta.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se, ashtu siç ka paralajmëruar presidenti i tij, do të mbajë një nga fjalimet më të rëndësishme të tij.

“Ata me padurim po e presin këtë vizitë dhe ajo do të jetë inkurajuese dhe forcë që të qëndrojnë në këtë hapësirë. Nuk do të jetë një vizitë e rëndomtë dhe konvencionale, por Vuçiq do të synojë që të jetë sa më shumë në kontakt me popullin dhe të vizitojë familje serbe si dhe të jetë me ta atje ku është më së vështiri. Atje ku nuk do ta prisnit dhe ku asnjë president serb nuk ka qëndruar asnjëherë. Me ta do të bisedojë hapur, qartë dhe të tregojë se si janë punët edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe për çështje të tjera”, citohet të ketë thënë Gjuriq.

I pyetur rreth vendosjes së kufirit, Gjuriq u përgjigj se kjo mund të ndodhë vetëm nëse do të thoshte më shumë të drejta e liri dhe siguri për serbët, si dhe mundësi për më shumë mbështetje nga Beogradi.

“Kur të kemi një zgjidhje që serbëve u sjell më shumë se që kanë tash. Shumë sish në Serbi dhe në komunitetin ndërkombëtar mendojnë se Serbia buj duhet të fitojë asgjë. Vuçiq u thotë atyre se kjo nuk mund të ndodhë dhe se Serbia duhet të jetë njëra nga palët e suksesshme në këtë proces. Vetëm nëse përmbushen interesat e Serbisë dhe të serbëve”, ka thënë Gjuiriq.

Ai po ashtu është shprehur se Vuçiq po përpiqet ta zgjidhë këtë problem të madh, në vend se ta fshehë në rrogoz dhe se bisedimet asnjëherë nuk janë të lehta e as të thjeshta. Sipas tij, “qëndrimet tona rreth çështjes së pozitës dhe statusit të krahinës jugore janë krejtësisht të ndryshme”.

“Përgjegjësi jona është të bisedojmë për zgjidhjen e problemeve, përpiqemi të jemi sa më larg nga skenarët negative dhe sa më afër zgjidhjes së problemeve edhe për shqiptarët, edhe për serbët. Vuçiq për investon shumë mund e energji, por është shumë neveritëse se shumëkush përpiqet t’i frikësojë serbët në Kosovë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat