Arrihet marrëveshja mes opozitës, para datës 7 shtator do të kemi seancë të jashtëzakonshme

Aktuale

Arrihet marrëveshja mes opozitës, para datës 7 shtator do të kemi seancë të jashtëzakonshme

Nga: D.RR Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:20
Kuvendi i Kosovës, foto nga arkivi

Më në fund është aktivizuar opozita e Kosovës dhe është bashkuar që ta ndalin Thaçin në idetë e tij për shkëmbime territoresh, apo korrigjimi siç e quan ai.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar Avdullah Hoti, i cili ka treguar se kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me partitë e tjera opozitare, që para datës 7 qershor të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë.

Kjo rezolutë konfirmon se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit para datës 7 shtator 2018
Sot kemi marrë mbështetjen nga Vetëvendosje dhe nga PSD për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Në këtë seancë do të propozohet për miratim rezoluta me vetëm një pikë, ku konfirmohet se territori i Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. 
Pazare me shtetin e Kosovës nuk mund të bëjë askush. 
Në ditët në vijim do të kërkojmë mbështetjen edhe të grupeve të tjera parlamentare, si dhe të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat