Kusari Lila dhe Deda takohen me Delawie, ja për çka biseduan

Aktuale

Kusari Lila dhe Deda takohen me Delawie, ja për çka biseduan

Nga: G.B Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:19
Mimoza Kusari Lila, Ilir Deda dhe Greg Dealwie

Deputetët e Alternativës, Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda, janë takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Dealwie, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari Lila ka treguar se para tij i kanë prezantuar qëndrimin në lodhje me dialogun me Serbinë dhe kundërshtimin për ndryshimin e kufijve.

Po ashtu, kanë biseduar për rastin Blakaj dhe qëndrimin se Kuvendi duhet ta ndërpresë pushimin dhe të vazhdojë punën për zhvillimet në vend.

Postimi i saj i plotë:

Sot me Ilir Deda takuam Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Greg Delawie, ku prezentuam qëndrimet e Alternativës për dialogun me Serbinë dhe kundërshtuam projektin e ndryshimit të kufijve. 
Me Ambasadorin biseduam edhe për sundim të ligjit dhe rastin Blakaj, dhe e cekëm domosdoshmërinë e hetimit të pavarur e të pa ndikuar politikisht. 
Gjithashtu, e përsëritëm qëndrimin tonë që Kuvendi i Kosovës duhet të ndërpresë pushimin sa më parë dhe të jep fjalën e vet për zhvillimet e fundit negative për shtetësinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat