Durakoviq: Korrigjimi i kufijve Kosovë - Serbi, dëmton Bosnjë e Hercegovinën

Aktuale

Durakoviq: Korrigjimi i kufijve Kosovë - Serbi, dëmton Bosnjë e Hercegovinën

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:31
Esad Durakoviq

Marrëveshja e Serbisë dhe e Kosovës, në të cilën do të përfshihej korrigjim i kufijve, do të mund të ishte e dëmshme për Bosnjë e Hercegovinën, ka thënë sot për N1 akademik Esad Durakoviq.

Ky precedent, ka saktësuar ai, do të ishte i dëmshëm në veçanti për Bosnjë e Hercegovinën.

“Për mua është fakt i ri se si Bashkimi Evropian si institucion, ka pranuar për korrigjim kufijsh me kusht që dy subjektet të merren vesh ndërmjet vetes. Është pajtuar edhe SHBA-ja. Është e mundur, por vështirë se ata do të arrijnë marrëveshje”, ka thënë Durakoviq dhe ka shtuar: “Të jem i sinqertë dhe pak egoist, kjo më ka frikësuar shumë për të ardhmen e BeH-së, sepse kështu bëhet precedenti, pasi sapo diku të lejohet korrigjimi i kufijve, hapet mundësia që ngjashëm të veprohet edhe diku tjetër”.

Sipas Durakoviqit, mendja perëndimore dhe e drejta perëndimore mbështetet në logjikën e precedentit dhe kur bëhet një herë precedenti, siç eventualisht do të bëhet në Kosovë, atëherë shumë thjesht, në fazën tjetër kjo mund të ndodhë në Bosnjë e Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat