Veterani i zhgënjyer i UÇK'së ka një amanet

Aktuale

Veterani i zhgënjyer i UÇK'së ka një amanet

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 18:30
Ilustrim

Derisa ai më shumë bashkëluftëtarë të tij ishin në frontin e luftës, duke rrezikuar jetën për lirinë e vendit, gjakovari Lekë Dorbruna shprehet i zhgënjyer me keqpërdorimet që po ndodhin me listat e veteranëve.

Ai në një intervistë për media, ka thënë se nuk e ka besuar asnjëherë se do të ketë keqpërdorime në një masë kaq të lartë.

“Duke e parë gjendjen e veteranëve, si dhe duke i dëgjuar bisedat rreth këtyre gjërave, më ka ardhur natyrshëm ta shkruaj letrën”, ka shtuar Dobruna.

Ai ka theksuar se listat e fryra të veteranëve të UÇK-së, në të cilat sipas tij, ka emra që nuk duhet të jenë aty, po dëmtojnë populli padrejtësisht.

“Janë më shumë se 19 mijë veteranë që paguhen padrejtësisht, që po e marrin pensionin e veteranit”, ka shtuar Dobruna.

Ai ka thënë se në qytetin e Gjakovës ka keqpërdorime të mëdha, duke shtuar se ka njerëz që kanë fut në lista familjarët e tyre.

“Fatkeqësisht edhe komandant lokal nuk e kanë bërë punën mirë. Nëse kanë pasur presioni politike është dashur të japin dorëheqje”, ka theksuar Dobruna.

Ai, pavarësisht keqpërdorimeve me lista, i ka thënë të rinjve se drejtësia do të vonojë, por do të vijë një ditë, sepse e drejta do të dal në shesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat