Molliqaj reagon ndaj Veselit: Po e do një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi

Aktuale

Molliqaj reagon ndaj Veselit: Po e do një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi

Nga: G.B Më: 27 gusht 2018 Në ora: 19:10
Dardan Molliqaj

Pas reagimit të Kadri Veselit për seancën e thirrur nga LDK-ja, ka reaguar deputeti Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se me reagimin e tij plot mllef ndaj opozitës, po e konfirmon drejtësinë e kërkesës për seancë të jashtëzakonshme, përcjell Bota sot.

Molliqaj ka thënë se shteti paska arritur në këtë pikë ku kryetari i Kuvendit thirrjen e një seance e cilëson absurde dhe për tema të rëndësishme vendos ai, Thaçi e Vuçiçi.

Postimi i tij i plotë:

Shteti ynë paska mbërritur në këtë pikë ku thirrja e një seance të jashtëzakonshme të quhet veprim absurd, antidemokratik, etj. dhe pikërisht nga kryetari i Kuvendit!

Pra Kadri Veseli po e don një Kosovë ku për temat e rëndësishme vendosin ai, Thaçi e Vuqiçi, e jo Kuvendi i zgjedhur nga populli.

Reagimi i tij plot mllef ndaj opozitës veç sa po e konfirmon drejtësinë e kërkesës tonë për seancë të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat