Zemaj i reagon Veselit: Tregues i frikës së skajshme të humbjes së pushtetit

Aktuale

Zemaj i reagon Veselit: Tregues i frikës së skajshme të humbjes së pushtetit

Nga: G.B Më: 27 gusht 2018 Në ora: 21:36
Armend Zemaj

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili ka thënë se thirrja e seancës së jashtëzakonshme nga opozita është absurde, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se kjo është tregues i frikës së skajshme të humbjes së pushtetit dhe jo përgjegjësi për zhvillimet kontraverse rreth dialogut.

Postimi i tij i plotë:

Kërkesa e LDK-ës, dhe opozites për mbajtjen e seances ku do debatohej dhe njeherit të saktësohet pozicioni i Kosovës mbi pretendimet për shkembim territoresh, për kryetarin e Kuvendit qenka “një veprim absurd dhe krejtësisht i panevojshëm”.!!!
Kjo është tregues i frikes se skajshme të humbjes së pushtetit dhe jo përgjegjësi për zhvillimet kontraverse rrethë dialogut. Nuk mund të thirrëni në ligj dhe kushtetutë me logjiken e monopolit mbi jeten institucionale ne vend. Askush nuk ka të drejtë të anashkaloj rolin dhe mandatin kushtetutes të Kuvendit të Republikës, e me se paku Kryetari dhe Kryesia e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat