Çka dëshmon nervoza e Kadri Veselit sipas Ilir Dedës?

Aktuale

Çka dëshmon nervoza e Kadri Veselit sipas Ilir Dedës?

Nga: D.RR Më: 27 gusht 2018 Në ora: 23:40
Kadri Veseli

Edhe deputeti i Kuvendi të Kosovës nga radhët e Alternativa, ka reaguar pas mllefit të kryeparlamentarit Veselit ndaj opozitës për shkak se këta të fundit thirrën seancë të jashtëzakonshme.

Deda thotë se nervoza e Veselit dëshmon që Kuvendi me një shumicë të madhe të votave do ta hedh poshtë “korigjimin”/ndarjen/këmbimin e territoreve.

“Nervoza e Kadri Veselit dëshmon që Kuvendi me një shumicë të madhe të votave do ta hedh poshtë “korigjimin”/ndarjen/këmbimin e territoreve. Ai mundet vetëm të vendosë a do ta përkrahë Thaçin me margaritarin e fundit të këtij të fundit që “nuk duhet të jemi të burgosur të kufijve të Jugosllavisë”, apo do ta mbrojë tërësinë territoriale të shtetit tonë”, ka shkruar Deda në Facebook, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat