Kosova po shqyhet! Ja asetet që po ia fal Thaçi, Serbisë

Aktuale

Kosova po shqyhet! Ja asetet që po ia fal Thaçi, Serbisë

Nga: N. Sh Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:23
Asetet e Kosovës

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se, politikanët tanë i falën 8000 hektarë tokë për vizat, por këto të fundit nuk shihen në horizont.

Ai thotë se Thaçi dhe Vuçiqi po i shqyejnë toka shqiptare dhe po hedhim fatin e shqiptarëve në humnera të errëta, shkruan gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se tradhtia po ndodhë para syve tanë, dhe se, Thaçi po i falë Serbisë asetetet më të vlefshme që ka Kosova, Trepçën dhe liqenin e Ujmanit.

Ja shkrimi i plotë i Kurtit:

THAÇI DHE ATA QË E MBËSHTESIN PO SHQYEJNË TOKAT SHQIPTARE. TRADHTIA E FUNDIT ME PASOJA TË TMERRSHME PËR BALLKANIN

Gjatë historisë sonë të travluar sidomos në shekujt e fundit na janë bërë shumë tradhti që na dëmtuan si Komb, vetëm se në atë kohë ato bëheshin prapa perdeve dhe në errësirë (në padijen tonë) - kurse sot aktet e tradhtisë jo vetëm po ndodhin para syve tanë por na kërkohet ti pranojmë me duartrokitje duke i quajtur ato të domosdoshme për të ardhmen tonë Europiane!

Por çfarë do t'na shërbejë hyrja në EU kur nuk do të kemi më shtet për të hyrë ne EU?!

Këta politikanë të paaftë tashmë i falën 8000 hektar tokë për Vizat! Toka iku por vizat ende nuk shihen në horizont. E nuk ka ilustrim më të mirë për këtë absurditet në të cilin po na shtyjnë këta politikanë se sa buzëqeshja nën hundë e Vuçiqit teksa Thaçi luan rolin më të dobët të jetës së vet, ti bindë në anglisht të gjithë, se ata të dy ishin djemtë e mirë edhe pse po e shqyejnë Ballkanin për ta hedhur sidomos fatin e shqiptarëve në humnera të errëta.

Tradhtia po ndodh para syve tanë dhe ne nuk duhet të lejojmë që shteti dhe kombi ynë jo vetëm të humbasë territor dhe integritet por edhe të mos lejojmë këtë çmenduri në kufijtë e marrëzisë. Thaçi dhe të gjithë ata të cilët e mbështesin atë në idenë marroke të coptimit të Kosovës duhen ndalur dhe të japin llogari sepse janë duke i falur Serbisë asetet më të vlefshme që ka Kosova: TREPÇËN dhe LIQENIN E UJMANIT për të marr? në shkëmbim po toka shqiptare të rrëmbyera me tradhti dhe luftëra të padrejta nga Serbia ndaj shqiptarëve.

Përgjegjësinë përveç Presidentit dhe Qeverisë do ta merre edhe Opozita nëse tolerohet të ndodhë kjo tradhti.

Republikanët e Kosovës, REK deklarojnë se janë kundra çdo lloj ndarje apo shkëmbimi të territorit të Kosovës dhe do të bëjnë gjithçka është e mundur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përmes lobimit dhe organizimit të faktorëve proshqiptarë për të mos lejuar që ky plan djallëzor të bëhet realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat