“Serbia do ta zgjidhë problemin e Kosovës dhe do të lëvizë përpara”

Aktuale

“Serbia do ta zgjidhë problemin e Kosovës dhe do të lëvizë përpara”

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 09:35
George Friedman

Gjeopolitikani amerikan dhe themeluesi i agjencisë “Stratfor”, George Friedman, tha se situata ideale për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të drejtpërdrejtë pa palë të tretë.

Sipas tij, për Serbinë është shumë e rëndësishme që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt që është e mundur dhe “të lëviz përpara”

“Mendimi im, përderisa  kufijtë e Serbisë kanë ndryshuar tashmë gjatë luftës, nuk ka asnjë arsye se kufijtë e tanishëm janë të shenjtë. Kjo është arsyeja pse unë ju inkurajoj që të përjashtohet pala e tretë dhe të arrihet një marrëveshje mes të dyja palëve”, tha ai për “Danas”.

Megjithatë, ai tha se problemi për këtë ide është se Kosova dhe Serbia duan të fajësojnë palën e tretë për zgjidhje dhe koncesione të pashmangshme.

Ai ka thënë se Kosova ka pasur rëndësi historike për Shtetet e Bashkuara, dhe se për herë të parë kanë vepruar në mënyrë të pavarur dhe se kjo ka krijuar shqetësim të madh, por theksoi se kjo nuk është çështje më e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.

Friedman tha se dyshon se Amerika do të kundërshtonin çdo ide, duke përfshirë ndryshimin e kufijve nëse kjo çon drejt stabilitetit dhe paqes në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat