Haradinaj: Ngecjet me MSA po e pengojnë aplikimin për statusin e kandidatit në BE - Bota Sot
Haradinaj: Ngecjet me MSA po e pengojnë aplikimin për statusin e kandidatit në BE

Aktuale

Haradinaj: Ngecjet me MSA po e pengojnë aplikimin për statusin e kandidatit në BE

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:32
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Dhurata Hoxha

(E plotesuar)-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se Kosova po punon me BE-në me një kontrata që është MSA-ja.

Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, tha se deri në fund të shtatorit presin ta përfundojnë zbatimin e ERA 1.

Ai theksoi se me MSA janë shumë vonë dhe duhet të zbatohet.

Haradinaj tha se ka ngecje në zbatimi e MSA-së dhe kjo pengon aplikimin për statusin e kandidatit.

Ndërsa ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se në këtë takim theksuan rëndësinë e zbatimit të ERA-së. Ajo theksoi se kanë kërkuar nga ministrat zbatimin e ERA-së deri në fund të shtatorit dhe janë në rrugë të mirë për këtë.

Hoxha tha se në mbledhjen e sotme ka qenë fokus edhe rritja e përqindjes së zbatimit të MSA-së.

Takimi i Këshillit Ministror për Integrim Evropian (Drejtpërdrejt)

Sot mbahet “Takimi i rregullt i Këshillit Ministror për Integrim Evropian”, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ngjarja mbahet në ndërtesën e Qeverisë, sheshi "Skënderbeu", me fillim nga ora 10:30.    

Pas takimit, do të ketë konferencë për media.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...