Gola: Pa kërkim falje, vizita e serbëve në Gjakovë është provokim e poshtërim

Aktuale

Gola: Pa kërkim falje, vizita e serbëve në Gjakovë është provokim e poshtërim

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:56
Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Ardian Gola

Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Ardian Gola, ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të presidentit Thaçi, që i tha drejtoreshës së Fondit Humanitar në Serbi, Natasha Kandiq se do të lejojë serbët me çdo kusht që të vizitojnë shtëpitë e tyre në Gjakovë sot.

Sipas Golës, lejimi i vizitës së serbëve pa kërkim falje për krimet ndaj shqiptarëve në Gjakovë është provokim dhe poshtërim për qytetarët Gjakovës.

Ja çka thotë ai në postimin e tij të plotë:

“Kandiq paska kërkuar nga Thaçi qe me u leju serbet t'i vizitojnë shtëpitë e veta ne Gjakove. E Thaçi, si Thaçi. Nejse. Kandiqit i premtoj qe do te përplasem personalisht me gjakovaret vetëm për t'ua mundësuar qytetareve serbe t'i vizitojnë shtëpitë e tyre dhe tempullin e tyre te shenjte, me dy kushte: se pari, ne mesin e vizitoreve serbe s'duhet te këtë kriminele, qe i kane shpëtuar drejtësisë dhe ne çfarëdo mënyre i kane te ndotura duart me gjakun e gjakovareve dhe se dyti te gjithë vizitoret me një pankarte te madhe dhe te ngjitur ne mjetet e tyre transportit, te kërkojnë falje për krimet e kryera nga bashkëkombësit e tyre serbe si shprehje e keqardhjes dhe solidarizimit njerëzor, tej etnik, ndaj bashkëqytetareve gjakovare - nëse vazhdojnë me i përjetua si bashkëqytetarë, e jo si uzurpatore historike te vendit te tyre te shenjte. Përndryshe, do e cilësojmë si provokim te radhës dhe përpjekje për poshtërim te qytetareve te Gja kovës. E reagimi dihet”, ka shkruar Gola në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat