Rritet në 2.4 milionë fondi për mbështetje të projekteve të komuniteteve jo shumicë

Aktuale

Rritet në 2.4 milionë fondi për mbështetje të projekteve të komuniteteve jo shumicë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:59
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ,Veton Berisha, Emilija Redzepi dhe Etem Arifi,

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim grupin e deputetëve përfaqësues të komunitetit jo shumicë, Veton Berisha, Emilija Redzepi dhe Etem Arifi, me të cilët diskutoi rreth mbështetjes që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) po u jep projekteve kapitale për komunitetet jo shumicë.

MPMS-së fillimisht i ishin ndarë mjete prej 1.8 milionë euro për projekte kapitale, “Mbështetje për komunitetet jo shumicë”  për komunitetet, turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran.

Sipas kumtesës për media, Ministri Reçica i njoftoi deputetët se këtij fondi, në koordinim me Ministrinë e Financave, i janë shtuar edhe 600 mijë euro, duke rritur kështu fondin në 2.4 milionë, për mbështetje të projekteve për komunitetet e lartpërmendura.

“Me anë të këtij fondi, në bashkëpunim edhe me komunat e Kosovës, po synojmë që t’i mbështesim të gjitha projektet e komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, goran. MPMS, në kuadër të objektivave të saj për rritje të mirëqenies sociale, po bënë përpjekje maksimale për të siguruar mirëqenie të mirëfilltë për të gjitha kategoritë e shoqërisë në vend”, tha ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat