Pelegrinët serbë ende nuk kanë mbërritur në Gjakovë, nuk dihet nëse do të vijnë

Aktuale

Pelegrinët serbë ende nuk kanë mbërritur në Gjakovë, nuk dihet nëse do të vijnë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 11:22
Foto nga protesta

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka konfirmuar për KosovaPress se pelegrinët serbë që kishin paralajmëruar vizitë në Kishën ortodokse.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, tha se nuk kanë asnjë konfirmim për ardhjen e pegrinëve serbë.

“Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, deri më tani nuk kanë mbërritur”, ka thënë ai s duke treguar tutje se po vazhdo protesta e qytetarëve të Gjakovës në mënyrë të qetë.

Qytetarët gjakovarë kanë bllokuar hyrjet me vetura për në kishë, në mënyrë që të mos lejojnë pelegrinët serbë të realizojnë vizitën. Protesta e tyre ka filluar që nga ora 08:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat