Geci e “godet” Thaçin: Ky dha urdhra për vrasje dhe shkruante Komunikata, na quante tradhtar!

Aktuale

Geci e “godet” Thaçin: Ky dha urdhra për vrasje dhe shkruante Komunikata, na quante tradhtar!

Nga: N. Sh Më: 28 gusht 2018 Në ora: 13:36
Vëllezërit Geci

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Nebiu, thotë se, presidenti i Kosovës, është i pabesë dhe aleat i KGB-së, i cili e morri si detyrë që tokat shqiptarë të ua kthej përsëri serbëve.

Geci, shkruan se, Thaçi ka dhënë urdhra që të vriten shqiptarët më të devotshëm të çështjes kombëtare, si para lufte, gjatë dhe pas saj, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i quante kolaboracionist, shkruante komunikata, i quante tradhtar, i vriste dhe shantazhonte.

Më poshtë, ua postojmë shkrimin e plotë të Nebih Gecit:

I pabesi dhe aleati i KGB-se njeriu i cili mori për detyre pas shkuarjes të Serbisë nga këto troje që tokat shqiptare do u a kthej prapë botes sllave, fuqitë e mëdha botërore si USA si D si GB gjithmonë nënë emblemën e NATO-së e bënë të pamundurën të mundur dhe i përmirësuan gabimet e tyre shekullore në raport me Kosovën.

Mbi 78 dite hodhën bomba mbi caqet Serbe ,u futen mbi 60 mijë trupa të aleancës më të fuqishme në botë që quhet NATO në Kosove u krijua GJND dhe e hodhi poshtë çdo pretendim të Rusisë dhe e vlerësoj drejt që Kosova kishte drejt të jetë shtet sovran dhe i pavarur me kufijtë aktual, mbi 117 shtete të botes dhe fuqitë e mëdha botërore e njohën Kosovën me këta kufij.

Gjermania, Angli, USA ne çdo prononcim medial e theksuan qartë që kufijtë nuk bënë të preken nga askush.

Qytetar të nderua ky është njeriu i cili dha urdhra të vriten shqiptarët më të devotshëm të çështjes kombëtare si para Luftës si gjatë luftës e në veçanti edhe pas luftës, ky njeri na quante Kolaboracionist, na shkruante Komunikata, na quante tradhtar, na vriste, na shantazhonte, na zhvatë, dhe mbi të gjitha tani po na nënçmon pse jemi Shqiptar, një ditë do të jetë bollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat