Vetingu, LB mirëpret gatishmërinë e BE-së për mbështetje të procesit

Aktuale

Vetingu, LB mirëpret gatishmërinë e BE-së për mbështetje të procesit

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:27
Ilustrim

Lëvizja për Bashkim ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të mbështetur procesin e vetingut dhe shpreh bindjen se procesi i mirëfilltë i verifikimit të zyrtarëve që punojnë në institucionet kyçe të drejtësisë është i domosdoshëm dhe urgjent.

“Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen institucionet  kompetente për zbatimin e drejtësisë; duke qenë e vetëdijshme për tendencën e korruptimit të procesit nga faktorë politik; duke e konsideruar këtë proces si shumë të vështirë për shkak të rrjetit kriminal të krijuar në këto institucione, LB e konsideron të domosdoshëm mbikëqyrjen e këtij procesi nga përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare. Së bashku edhe me subjektet e tjera, shoqërinë civile dhe qytetarët e vendit, nuk do t’i ndalim përpjekjet për hapjen e rrugës për këtë proces”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Maria Kociançiq, zëdhënëse e Federica Mogherinit, përfaqësueses për politikë të jashtme të BE-së, ka bërë të ditur se nëse kërkohet nga institucionet e vendit, Komisioni Evropian është i gatshëm ta mbështetë 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat