Qytetarët nesër protestojnë me tre kërkesa

Aktuale

Qytetarët nesër protestojnë me tre kërkesa

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:40
Protesta per shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi

(E plotësuar)- Shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetting gjyqësorit dhe pastrimi i listave të veteranëve, janë këto tri kërkesat e protestës së nesërme të iniciativës qytetare “Protestoj”.

Organizatorët e protestës thanë se pasi kjo situatë vjen si pasojë e fryerjes së listave të veteranëve, është e udhës që aty të marrin pjesë edhe veteranët e vërtetë të luftës së UÇK-së.

Rron Gjinovci përmendi 2016-tën si vit kur filluan organizimet e protestave nën moton ‘Protestoj’, në kohën kur dolën përgjimet e aferës ‘Pronto’, në të cilën u përmend edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi.

Ai tha se tani Lumezi u shndërrua në figurë që ‘po mobilizon protesta’.

Gjinovci: Lumezi figurë që po mobilizon protesta

“Që prej vitit 2016 kur ka dalë afera ‘Pronto’, disa nga njerëzit që janë këtu bashkë me mua e shumë të tjerë kemi filluar organizimin e protestave nën moton ‘Protestoj’, dhe prej vitit 2016 e deri tani janë organizuar më shumë se 15 protesta. Një prej çështjeve që ka dalë në aferën ‘Pronto’ ka qenë edhe puna e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi. Mirëpo, duke qenë se atëherë nuk ishte e qartë se për çka po bëhej fjalë në ato përgjime, ne nuk e kemi pasur në kërkesat tona çështjen e kryeprokurorit. Mirëpo, pas kësaj që ka ndodh së fundmi, pas akuzave që i ka drejtuar ndaj një prokurori, që për mendimin tonë ka bërë një punë profesionale, dhe pas gjithë jo profesionalizmit që ka treguar kryeprokurori, ai është shndërruar në figurën e cila tashmë po mobilizon protesta në vendin tonë”, tha ai.

Ndërsa Shkëlzen Gashi tha se pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj është e qartë se sistemi i drejtësisë dhe kryeprokurori janë të kapur nga politika.

Gashi: Tri kërkesat e protestës së nesërme Video

“Tash pas dorëheqjes së prokurorit Blakaj është e qartë për të gjithë se sistemi i drejtësisë e sidomos kryeprokurori është i kapur prej politikës edhe vendimet e tyre janë të ndikuara prej politikanëve kryesor, në pozitat kryesore të institucioneve të Kosovës. Kështu që kërkesa e parë është shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, kërkesa e dytë është vetting gjyqësorit, d.m.th. një reformë rrënjësore për sistem gjyqësor që nënkupton një rishikim të të gjitha vendimeve të deritashme që janë marrë prej sistemit gjyqësor në përgjithësi në Kosovë dhe verifikim të pasurisë të të gjithë personave me pozita kyçe në sistemin gjyqësor. Dhe kërkesa e tretë është pastrimi i listave të veteranëve për shkak se tashmë jemi të gjithë të informuar se këto lista janë të fryra tej mase dhe si pasojë e kësaj fryrje keqpërdoren miliona euro të taksa paguesve qytetarë. E nuk duhet me harru, duhet me pasur parasysh që qytetarët e Kosovës janë qytetarët e vendit më të varfër në Evropë”, tha ai.

Protesta e nesërme është vazhdim i asaj që u mbajt javën e kaluar, dhe fillon në ora 18:00 nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për të marshuar drejt Zyrës së kryeprokurorit dhe përfundon te Qeveria ku do të mbahen  fjalimet. 

***

Grupi i qytetarëve të pavarur “Protestoj” kanë mbajtur sot një konferencë për media, para zyrë së kryeprokurorit të shtetit, duke njoftuar mediat dhe opinionin në lidhje me tre kërkesat e protestës.

Një ndër dy organizatorët që folën sot në konferencë, Shkëlzen  Gashi tha se protesta e cila u paralajmërua të mbahet nesër nga ora 18:00 duke u nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka për qëllim adresimin e tre kërkesave e që janë: Shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetting gjyqësorit dhe pastrimi i listave të veteranëve.     

Ndërsa Rron Gjinovci iu bëri thirrje qytetareve të bashkohen në protestë duke thënë se punët në vend nuk rregullohen duke i parë politikanët në televizor se si bëjnë hajgare me ne dhe taksat tona.

“Ftoi qytetarët në protestë duke ia kujtuar protestat e mbajtura që nga viti 2016 nga shoqëria civile, të cilat sipas tij kanë rezultuar të suksesshme”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu kujtoi vitin 2016 për daljen në shesh të incizimeve të aferës Pronto në të cilën ishte pjesë edhe Lumezi, duke thënë se në atë kohë nuk dihej se për çfarë bëhej fjalë.

Rotesta e nesërme është vazhdim i asaj që u mbajt javën e kaluar dhe kanë pasur pas skandalit me listat e fryra të veteranëve që ka dalë në opinion dhe dorëheqjes së Elez Blakajt, prokurorit që kishte hetuar rastin dhe pati deklaruar se kishte pasur kërcënime, si dhe presion edhe nga vetë shefi i tij, kryeprokurori i shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat