“Qalaj njeri i SHIK-ut, vartës i Reçicës, i përfshirë në krimet e klanit PRONTO”

Aktuale

“Qalaj njeri i SHIK-ut, vartës i Reçicës, i përfshirë në krimet e klanit PRONTO”

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:29
Rashit Qalaj

Deputeti i Kosovës, nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është njeri i SHIK-ut, shok i Elmi Reçicës dhe person i përfshirë në krimet e Klanit Pronto.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, kjo është dëshmia e qartë se çdo qeverisje me PDK-në përfundon në kthetrat e SHIK-ut, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se shteti nuk çlirohet pa dërgimin e PDK-së në opozitë.

Ja shkrimi i tij:

NUK KA SHTET DEMOKRATIK ME SHIK-un NË QEVERISJE

Rashit Qalaj, njeri i SHIK-ut, vartës dhe shok i Elmi Reçicës, person i përfshirë në krimet e Klanit Pronto, është bërë drejtor i Policisë së Kosovës.

Kjo është dëshmia më e qartë që çdo qeverisje me PDK-në përfundon në kthetërat e SHIK-ut.

Shteti po vazhdon të mbahet i kapur e i kriminalizuar dhe nuk do të çlirohet pa dërgimin e PDK-së në opozitë dhe Klanit Pronto në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat