Ja pasuria e drejtorit të ri të Policisë

Aktuale

Ja pasuria e drejtorit të ri të Policisë

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:42
Rashit Qala

Kryeministri i Kosovës e ka emëruar Rashit Qalajn në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Qalaj deri më tani ka qenë në pozitën e Shefit të Departamentit të Operativës në Policinë e Kosovës.

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë 135 mijë euro.

Në pasurinë e tij të paluajtshme Qalaj ka deklaruar se hyjnë dy shtëpi me oborre, njëra në vlerë 30 mijë euro, dhe tjetra në vlerë 40 mijë euro.

Ndërsa në pasuri të luajtshme, Qalaj ka deklaruar se posedon një veturë në vlerë 8 mijë euro, e blerë në vitin 2017.

Në pasurinë e tij,  Qalaj ka deklaruar se posedon edhe 9 mijë e 963 euro para të gatshme në institucionet financiare.

Këto para Qalaj ka deklaruar se janë nën posedim të tij, të gruas dhe të fëmijëve.

Në të hyrat vjetore, Qalaj ka deklaruar se merr pagë vjetore nga Policia e Kosovës në vlerë 18 mijë e 571 euro. Këtu është deklarimi i plotë i drejtorit të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat