Avdyli për Haradinajn: Askush s`po e informon të ngratin

Aktuale

Avdyli për Haradinajn: Askush s`po e informon të ngratin

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 17:36
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk është fare i informuar nga presidenti Hashim Thaçi për çështjen e kufijve.

Për më tepër, ai ka thënë se  Haradinajn Thaçi e ka lënë la jashta çdo gjëje që një lider vendi duhet ti dinte.

Postimi i plotë:

Në konferencën e sotshme për shtyp të KM në detyrë për të vetmën temë që dinte dhe fliste me kompetencë ishte zhdukja e qenëve endacak. Për tjerat fliste si secili qytetarë e jo si numri 1 i shtetit. Sdinte asgje çka po flet HTh me Vuçiçin , skishte haber çka po zihet në skenën e diplomacisë nderkombëtare për kufinjtë e vendit që kinse po e udhëheq. Askush spo e informon të ngratin Ramush. HTH as sa një këshilltar të tij spo e informon. Ky po informohet nga portalet e mediat si të gjithë ne.vA thua tash një vit më pas iu ka përmbushur dëshira fiktive e të qenurit kryeministër , sa me thënë vetes që po iki si burrat se HTh ma morri dheun nën këmbë. E la OUT cdo gjëje që një lider vendi duhet ti dinte. Nëse edhe metutje rrin KM pa kompetenca e njohuri por veq si vartës i HTh flet që patriotizmi i tij u shterr në raport me dëshirën e sëmurë për emrin Kryeministër. Qendrimi aty edhe ndonjë ditë, si u.d i KM se b?n lider por vartës i HTH . Edhe pak atë respekt për kontributin në luftë do e humb te secili Kosovar duke treguar që ska dinjitet e lidership por vetem lakmi e egoizëm fals.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat