Ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka falënderuar bordin e Universitetit dhe miqtë e Kosovës në Tajlandë që e nderuar atë.
Pacolli ka thënë se vlerësimi nga Universiteti “BodhiSastra” në Bangkok të Tajlandës është nder për të dhe Kosovën
Postimi i plotë:
Vlerësimi nga Universiteti “BodhiSastra” në Bangkok të Tajlandës ishte nder për mua dhe Kosovën. Natyrisht, falënderoj bordin e Universitetit dhe miqtë e Kosovës në Tajlandë që kanë insistuar që të nderohem unë dhe nëpërmjet meje edhe Kosova. U ndjeva krenar dhe i emocionuar me ekspozenë 45 minutëshe të rektorit të Universitetit, i cili me fjalët më të zgjedhura përshkruante Kosovën dhe përpjekjet e popullit tonë për të jetuar i lirë dhe i barabartë. Unë dhe njerëzit e mirë të Kosovës jemi mirnjohës për miqtë dhe mbështetësit e vendit tonë.