“Heroi i Rognerit e paska ulë pazarin”

Aktuale

“Heroi i Rognerit e paska ulë pazarin”

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 08:12
Hashim Thaçi/ Ilustrim/Botasot

Opinionisti Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook ka shkruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka ulur pazarin sa i përket territorit të Kosovës, në favor të Serbisë.

Siç shkruan Maxharraj, Serbia do të marrë veriun e Kosovës me katër komunat atje, përfshirë edhe Trepçën e Ujmanin, ndërsa Kosova vetëm Preshevën.

Profesor, doktor Maxharraj ka thënë se në këtë pazar ka gisht edhe Baton Haxhiu dhe SHIK-u.

Postimi i plotë:

HEROI I ROGNERIT HASHIM THAQI E PASKA ULË PAZARIN?!.

Deri sa Ëashingtoni po e banë një sy gjum,boshti Athinë-Berograd-Moskë e ka rritë presionin për ndarjën e Kosovës.

Këtij boshti i është bashku fuqishëm edhe Sososi ne krye me Baton Haxhiu i cili më gjeometrat e Sorosit po vepron ne teren për vijezimin e vijave së kah duhet më i ra.Vijezimi i vijave po bahet nen mbikqyrjen e rreptë te masave te SHIK-ut.

Ky presion i boshtit Athinë-Beograd-Moskët ka ba qe Presidenti Hashim Thaçi te zbutët,të lëshoj pe,te zbres pazarin.Tashti sipas këtij plani te ri,te zbutur te Hashim Thaqit Serbia do ta marr Veriun e Kosoves me te kater komunat atje(me Trepçen dhe Ujmarin),kurse Kosovës do ti bashkohet vetem Komuna e Presheves.

Rujna Zot,ishalla nuk ja ka pi sorra mendët Presidentit tonë,sepse Kosovës kur ti hiqet veriu është një soje sikur ti hiqet koka,po a jeton trupi pa kokë,jo kurrsesi, edhe Kosova nuk mund te jetoj pa kokën e saj Veriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat