Rreziku i Kosovës nga Thaçi: “Për të qenë gjarpër, duhet me qenë edhe helmues”

Aktuale

Rreziku i Kosovës nga Thaçi: “Për të qenë gjarpër, duhet me qenë edhe helmues”

Nga: N. Sh Më: 29 gusht 2018 Në ora: 08:54
Hashim Thaçi

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, ka treguar arsyet pse ka protestuar në vitin 2013 në Bruksel kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ai përmes një shkrimi ka treguar se ka protestuar pasi Kosovës, i kanoset rreziku nga Hashim Thaçi, pasi ka filluar ta zhbëj shtetin e Kosovës.

Një arsye tjetër thotë se ishte filtrimi i Thaçit me të gjithë për interesa të tij, andaj ai thotë se mund të na shtynë prapë në luftë.

Ja shkrimi i tij:

Pse protestova në Bruksel me 2013 kundër Thaçit!!!

1. E dija që Kosovës po i kanoset rreziku nga Hashim Thaçi!

2. E dija që katapoltuesi në UÇK, është rrezik për shtetin e Kombin!

3. E dija që ky ka filluar ta zhbëj shtetin e Kosovës!

4. E dija që filtron me të gjithë për interesa të veta!

5. E dija që për të qen gjarpër, duhet me qen edhe helmues!

6. E dija se ky mund të na shtynë prapë në luftë!

7. E tash kur Kosovën po e qon drejt ndarjes e dijë që është edhe fundi i tij!

8. E tash kur ky mendon se shqiptarët janë të durueshëm, shpërthen rinia!

9. E tash ka ardhur koha që Kosova të ec pa Hashim!

Zgjohu popull, koha nuk pret ma!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat