“Zbulohet” kush po fshihet pas copëtimit të Kosovës! Fotografitë nga takimet e “dëshmojnë” këtë?

Aktuale

“Zbulohet” kush po fshihet pas copëtimit të Kosovës! Fotografitë nga takimet e “dëshmojnë” këtë?

Nga: N. Sh Më: 29 gusht 2018 Në ora: 09:52
Harta e Kosovës

Alexis Soros, djali i Xhorxh Soros gjatë ditë së djeshme e ka takuar presidentin serb në Beograd, Aleksandër Vuçiq ku edhe kanë diskutuar për Kosovën.

Ka qenë vetë Soros ai që e ka bërë të ditur këtë duke publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft i kënaqur për takimin me presidentin serb për të vazhduar procesin e zgjidhjes për Kosovën, që sipas Soros do të sjellë paqe jo vetëm në Ballkan por në gjithë Evropën.

Kjo është hera e parë që Alexis Soros flet hapur për “zgjidhjen” për Kosovën.

Është e paqartë se deri ku mund të kenë shkuar bisedimet e fshehta për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë që përfshin “korrigjimin e kufijve”, por Soros është takuar dhe herë të tjera me Vuçiçin, Thaçin dhe Ramën.

Avokati nga Shqipëria, Altin Goxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se, Sorosi ka shkuar në Beograd për marrëveshjen për copëtimin e Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, tashmë është e qartë se kush po fshihet pas copëtimit të Kosovës.

“Më së fundi Alex Soros e thotë hapur dhe qartë se pse ka shku prapë me urgjencë sot e dje në Beograd: PËR MARËVESHJEN PËR COPËTIMIN E KOSOVËS!!!

Po tani ka mbet mo kush pa u sqaruar për tezën e Lëvizja AntiSoros se kush fshihet pas copëtimit të Kosovës dhe pse?”, shkruan Avotaki Goxhaj në Facebook.

Alexis Soros, më herët është takuar edhe me liderët e Kosovës, me presidentin Hashim Thaçi, me kryeministrin Ramush Haradinaj, Albin Kurtin dhe Visar Ymerin si dhe me disa deputet të LDK-së dhe partive të tjera në Kosovë.

Avokati Goxhaj, sipas një dokumenti që kishte zbuluar ka thënë se, ideja për ndarjen e Kosovës ka ardhë nda Sorori, dhe e përgatitur nga Baton Haxhiu, në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat