“Politikanët e kanë të zënë bishtin me derë”, Duhanaj tregon shpresën e vetme për Kosovën

Aktuale

“Politikanët e kanë të zënë bishtin me derë”, Duhanaj tregon shpresën e vetme për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 29 gusht 2018 Në ora: 10:01
Leon Duhanaj

Analisti politik Leon Duhanaj, ka kritikuar politikanët vendor, për dialogun më Serbinë.

Ai ka thënë se ata “e kanë të zënë bishtin me derë” dhe po ulen të bisedojnë në tavolinë, me armikun, i cili po tallet me ta.

Sipas tij, shpresa e vetme për Kosovën, mbetet interesi perëndimor dhe investimi i madh që dhanë për lirinë tonë.

Postimi i plotë:

Pos Rambujesë dhe Vienës, Brukseli është raundi i tretë i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Dy të parat i pranuam dhe erdhën deri tek pavarësia e Kosovës.

Serbia në anën tjetër, luajti lojën e mospajtimit.

Përderisa për të parën herë u bombardua nga NATO, në të dytën fiton trashëgiminë kulturore ortodokse që në masë të madhe është shqiptare, e për fat të keq, në tavolinën e negociatave iu falën. Ishin pikërisht negociatorët shqiptarë që e cilësuan si trashëgimi kulturore serbe përjetësisht kisha ortodokse serbe, me çka edhe i dhanë armën me të fortë Serbisë për ta luftuar Kosovën. 

Serbia në anën tjetër, bashkë me ndihmën e Rusisë, shteteve arabe, përmes Turqisë, si kompenszim u ofroi shqiptarëve fislam radikal! 

Shqiptarët i kënaq duke ngrënë ifrare nëpër çadra, rrugë e sheshe. U bënë pjesë e luftrave terroriste në Siri. Kështu që tani jemi para finales.

Finalës kur kemi humbur besimin e miqve me të mirë!

Ku në sipërfaqe po dalin fytyrat e vërteta të disa "patriotëve"! 

Finale ku Rusia njëherë e larguar nga regjimi, u rikthye në faktor të rëndësisshëm në këtë segment, me nja President të SHBA-ve që edhe ata vetë janë në zor me të, pikërisht për shkak të ndikimit rus tek ai!

Finale ku edhe vetë Gjermania dhe Britania e Madhe shihet të ndryshojnë mendjen karshi nesh!

Finale, ku aktorët kryesorë politik në vend, janë të zënë ngushtë nga shefat e tyre, ku kanë kullotur si punëtor agjenturash! Bishtin e zënë me derë dhe ulur në tavolinë bisedimesh, ku armiku i cili deri dje të masakroi, sot tallet me ty!

Kjo është politika shqiptare, kjo është aftësia për shtetndërtim!

E trishtueshme, e dhimbshme por realitet i hidhur!

Shpresa e vetme për ne mbetet interesi perëndimor dhe investimi i madh që dhanë për lirinë tonë. Dhashtë Zoti ta ruajnë ata atë që është jetike për ne!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat