(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot e ka pritur në një takim ambasadorin amerikan, Greg Delawie.
Shefi i ekzekutivit e ka dekoruar Delawien me hartën e artë të Kosovës dhe gjithashtu një certifikatë.
Kjo është bërë në përfundim të mandatit për ambasadorin amerikan.
Pasues i Delawie në këtë detyrë do të jetë Philip Kossnet, që është emëruar ambasdaor i ri i Amerikës në Kosovë.
Ambasadori Delawie do të dekorohet nga Haradinaj
Ka nisur takimi mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ambasadorit amerikan Greg Delawie, që po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim Delawie do të dekorohet nga kryeministri për kontributin e dhënë për Kosovën, meqë është në fund të mandatit të tij si ambasador.
Takohen kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Delawie
Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.
Takimi mbahet në ndërtesën e qeverisë, në ora 11:30.