Murati i reagon Thaçit: Po na frikësoni me mos-konsistencën tuaj!

Aktuale

Murati i reagon Thaçit: Po na frikësoni me mos-konsistencën tuaj!

Nga: A.ZH Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:13
Hashim Thaçi

Kordinatori i KDI-së Artan Murati, ka reaguar pas kritikave të presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me shqetësimet për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Presidenti Thaçi, ka thënë se disa parti opozitare dhe shoqëria civile po vendosin në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve tanë kryesorë.

E sipas Muratit, mos-konsistenca e Thaçit, është për t’u frikësuar.

Ai ka thënë se deri më tani, nuk kemi dëgjuar asnjë argument të shpjeguar siç duhet nga presidenti, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Muratit:

Na paska kritikuar Presidenti, shoqerine civile e opoziten, pse po shprehim shqetesime per ndrarjen e Kosoves.

Tu e pa mos-konsistencen tuaj, Mr.President, eshte per me u frikesu. Ja nje rikujtim, cka keni perfaqesuar me heret e cka tani. Per me teper, ende asnje argument te spjeguar sic duhet nuk e kemi ndegjuar nga Ju. 

Llafe llafe kjo dynja. Jeees./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat