Paralajmërim i rrezikshëm për Thaçin: “Me 4 shtator do t’i vendoset vija e kuqe, mandej protesta masive qytetare”

Aktuale

Paralajmërim i rrezikshëm për Thaçin: “Me 4 shtator do t’i vendoset vija e kuqe, mandej protesta masive qytetare”

Nga: N. Sh Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:33
Hashim Thaçi

Deputeti i Kosovës, Ilir Deda ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po e zhbën njëanshëm të drejtën e shpalljes së pavarësisë, po e kthen Kosovën në ndarje, provincë nga Serbia.

Ai thotë se, me 4 shtator, do t’i vendoset vija e kuqe Thaçit nga Kuvendi e pastaj edhe me protesta masive qytetare.

Lexojeni shkrimin e Ilir Dedës:

Sipas të drejtës ndërkombëtare, aventura që e ka ndërmarrë Thaçi në proces me Serbinë interpretohet kështu:

- Kosova e zhbën njëanshëm të drejtën e shpalljes së pavarësisë dhe e delegjitimon mendimin pozitiv të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë tonë;

- E kthen Kosovën ne rrafsh të kërkimit të aprovimit të ndarjes së vet si provincë nga Serbia;

- Humbet e drejta për kërkim të dëmshpërblimit të luftës, kthimit të Fondit Pensional të Kosovës;

- Prona publike në Kosovë duhet të ndahet me Serbinë, përfshi këtu pasuritë nëntokësore;

- Më shumë se 110 njohje të pavarësisë së Kosovës deri sot del që kanë qenë të gabuara, sepse janë bërë duke e njohur të drejtën e Kosovës për pavarësi, pa marrë parasysh qëndrimin e Serbisë;

- E rikuptimëson intervenimin e NATO’s dhe të gjitha proceset ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri sot.

Kosova duhet të jetë më e fortë me çdo kusht për mposhtjen e shtetshkatërruesit. Vija e kuqe Thaçit i vendoset së pari në Kuvend me 4 shtator, e mandej edhe në protesta masive qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat